Lajmet e fundit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, bashkë me qytetarëve të Gjakovës, kanë përzgjedhur dizajnin e pullës postare me temë "Dëshmorët e Gjakovës".
Kjo pullë postare do të jetë në qarkullim nga sot, njofton Klan Kosova.
“Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” e përshëndet programin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Ministrit Valdrin Lluka, që ka vu në veprim edhe projektin me titull Pulla Postare "Dëshmorët e Gjakovës", thuhet në reagimin e kësaj shoqate.
“Këto pulla postale janë dëshmi e përhershme për ta sjellë në kujtesë dhe për të mos i harruar vitet 1989/1990 dhe të gjitha ato që ka përjetuar popullata shqiptare e Gjakovës dhe e fshatrave të Gjakovës dhe jo vetëm, si flakët e luftës dhe viktimat në beteja, dëbimin e banorëve nga fshatrat, strehimin në familjet e Gjakovës, ndihmat dhe shpresen për liri”.
“Me këtë projekt unik, Ministria e ka realizuar qëllimin që të shënojë dhe të lërë gjurmë të zhvillimit historik të ngjarjeve, të situatave tepër të rënda, të angazhimeve, të veprimtarisë së personave dhe të familjeve të këti nënqielli. Këto të gjitha janë realizuar duke paraqitur në mënyrë simbolike dhe besnikërisht, pa zbukurime e lavdërime të teprueme në pullen postare “Dëshmorët e Gjakovës”, tha kjo shoqatë.