Lajmet e fundit

Mbrëmjen e sotme është hapur Muzeu i të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë muze janë ekspozuar rroba, por secila nga to ka një histori të trishtë.
Fundi, këpucët, jeleku i nusërisë dhe kapela i përkasin burrave dhe grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Klan Kosova.
Deri tani i kishin ruajtur vetë viktimat, por nga e marta këto gjësende do të ruhen në këtë muze, hapjen e të cilit e mundësoi Fondacioni Jahjaga dhe ambasada e Gjermanisë.
Kjo hapësirë po konsiderohet si zëri i viktimave të dhunës ani pse kanë kaluar disa vite nga ndodhitë e 98-tës e 99-tës.
Ky vend po ashtu do të jetë një pikë ku njerëzit nga e gjithë bota mund të kuptojnë rreth historisë kosovare.
Instilacioni i vendosur në hapësirën e muzeut do të ketë mundësinë edhe të bartjes në vende të ndryshme të botës në mënyrë që të paraqitet e vërteta e popullit të Kosovës dhe përjetimet gjatë luftës. /Klankosova.tv
Kronikë nga gazetarja Altiana Zogaj