Një dëshmitar okular i ka thënë BBC-së se katër persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të hotelit "Intercontinental" në Kabul, transmeton Klan Kosova.
Forcat speciale u ndeshën me personat e armatosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.
Një zyrtar në agjencinë afgane të spiunazhit tha për AFP se personat e armatosur kanë “qëlluar mysafirët”. Në rrjetet sociale janë postuar fotot të hotelit në flakë.
Sulmi filloi rreth orës 21:00 me orën lokale. Mes sulmuesve raportohet se kishte nga persona të pajisur me bomba vetëvrasëse. “Intercontinental” është një hotel shtetëror i cili shpesh organizon dasma, konferenca dhe tubime politike.
Për të parë videon klikoni linkun më poshtë: