Lajmet e fundit

Emri i saj u përmend që në hapje të gjykimit të madh.
Ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, do të jetë edhe më tej pjesë e procesit që po zhvillohet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Se do të përdoren dëshmi të mëdha, u bë e qartë këtë të martë me paraqitjen dhe fjalimin premierë të avokatit amerikan Pierre Richard Prosper, që në krejt këto vjet u angazhua për Thaçin jashtë gjykatores.
Të tjerë emra të mëdhenj, të gjallë, do të udhëtojnë drejt Hagës në mbrojtje të UÇK-së. Për t’ua dëshmuar urgjencën e marrjes së këtyre autorizimeve, Misetiq ua bëri një kërkesë aleatëve të Republikës së Kosovës.
Qeveria amerikane u dërgoi letër mbrojtjes se po punojnë për t’ua siguruar lejet, e mbrojtja njoftoi se të dyjave, Thaçi – Krasniqi, u duhet kohë deri në dhjetor për të kryer dëshmitarët. Përveç 13 dëshmitarëve në sallën e gjykimit, avokatët dorëzojnë edhe dëshmi me shkrim dhe prova, si ato që dëshmojnë se Thaçi – përjashtim 60 ditë, s’ka qenë fare në Kosovë nga fundi i 98 deri në qershor 99.