Në qytetin Zhitishtë pranë Zrenjanin-it në Vojvodinë të Serbisë, ende mbretëron frika, pas masakrës së djeshme ku një person ka vrarë pesë veta dhe ka plagosur 22 të tjerë, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan Vecernje Novosti, era e gjakut dhe e barutit ende ndjehet pranë kafenesë “Makiato”, ku kishte ndodhur kasaphana.
“Do t’ju vrasë të gjithëve”, kishte thënë vrasësi para se të fillonte të shtinte, tregon një dëshmitar, i cili po dilet nga lokali në momentin që Sinisha, 38 vjeçar, me kallashnikov ishte futur në kafene.
Banorët tregojnë se vrasësi vizitonte shpesh atë kafene, bashkë me gruan e tij Dianën, të cilën e vrau, siç u raportuar për shkak të xhelozisë.
“Të gjithë e kishin parë duke u fjalosur me gruan e tij, por askush nuk e kishte marrë fjalosjen seriozisht, derisa Diana ka vazhduar të rrijë me miqtë e saj. Më pas Sinisha ishte kthyer në makinë dhe më pas kishte ardhur me kallashnikov. Ai ka derdhur një karikator me 30 plumba mbi mysafirët në lokalë”, thonë banorët, përcjellë Klan Kosova.
“Të shtënat filluan papritmas, unë nuk e kuptoja ç’po ndodhte. Më parë pata dëgjuar fishekzjarrë dhe mendova se krismat përsëri vinin nga fishekzjarrët, dhe pastaj pashë se si njerëzit vetëm rrëzoheshin. U shtanga dhe rashë në shok”, tregon barmeni i lokalit, Milovan Savanoviq.
Banorët e Zhitishtës thonë se ata më kurrë nuk do të mund të jetojnë njëjtë sikur para kësaj tragjedie.

Foto e vrasësit dhe gruas së tij
klankosova.tv