Përvojë të veçantë, jo të keqe, por ka pasur edhe më të këqija.
Kjo është përmbledhja që i bëri ambasadori amerikan, Christopher Hill dëshmisë së vet në Dhomat e Specializuara, të cilën e përfundoi pas gati tri ditësh të plota me pyetjet e Trupit Gjykues, raporton Klan Kosova.
Diplomati i fundit amerikan që dëshmoi në Hagë, para trupit gjykues ia ktheu një kundër-përgjigje James Rubinit, që i kishte thënë Hillit se ishte më pro Rugovës se UÇK-së. Ky tha se vetë dëshmitari i parë i Thaçit ka qenë më pro-gueriles se pro LDK-së.
E kundërshtoi mendimin mbi UÇK-në edhe të një dëshmitari tjetër nga i cili Thaçi hoqi dorë, por ka dëshmuar nga ana e Prokurorisë, Shaun Byrnes.
Pas Hillit që ishte dëshmitari i pestë dhe para të shtatit, që është finali i thirrur nga Hashim Thaçi, Wesley Clark, në gjykatore u shfaq ish-këshilltari i tij, Michael Durkee.
U bënë shpjegime për takimet e para NATO-UÇK, dhe si Clarku erdhi në përfundim se çlirimtarët mund të ishin bashkëpunëtorë të aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake.
Clarku flet nga e hëna e 17 nëntorit meqë gjatë seancës u bë e ditur se ai mund të udhëtojë më herët nga ç’kishte paralajmëruar. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ggEst-kolZs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.