Një video e një gruaje që është djegur nga dielli është bërë virale nëpër internet.
Ajo kishte qenë duke pushuar në Antalya të Turqisë por nuk e kishte mbuluar kurrizin me krem të diellit dhe si pasoj i është mbushur shpina me flluska.
Djegia nga dielli rrit rrezikun e kancerit të lëkurës, kështu që duhet të keni kujdes pasi nuk ndodh vetëm me pushime ka komentuar një person që e kishte parë videon.
Ndërsa ka këshilla që nëse digjeni nga dielli, duhet të sfungjeroni lëkurën e lënduar me ujë të freskët para se të aplikoni krem ose “aftersun”, siç është aloe vera.
Gjithashtu sugjerohet që përdoret paracetamoli ose ibuprofeni në lehtësimin e dhimbjes duke ndihmuar në uljen e inflamacionit të shkaktuar nga djegia nga dielli.
Nëse ende ndiheni keq ose lëkura fryhet keq, apo keni edhe flluska, kërkoni kujdes mjekësor!
Për më tepër ndiqeni videon në vazhdim.
https://www.thesun.co.uk/fabulous/15432169/womans-sunburn-leaves-her-back-covered-in-weepy-blisters/●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.