Enes Ay dhe Hajrullah Brcani, që akuzohen për vrasjen e Auron Thaqit, të mërkurën u sollën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, për ta dëgjuar dëshminë e ekspertes së mjekësisë ligjore, Bergita Curri.
Sipas kësaj, 26 vjeçari pati dy plagë. Por, e para ishte fatale për të, raporton Klan Kosova.
Për të dyja këto, avokati i familjes Thaqi, Esat Gutaj, kërkoi më tepër detaje.
Por, ekspertja theksoi se nuk kanë arritur t'i përshkruajnë karakteristikat e plagës në kofshën e djathtë, meqë në të ishte intervenuar kirurgjikisht.
Curri mohoi të ketë ndodhur vdekja për shkak të neglizhencës së profesionistëve shëndetësorë.
E ishte pikërisht dëshmia e saj, ajo që nënës së viktimës ia dha një informatë që kjo s'e kishte pasur më herët.
Auroni vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 7 korrik të vitit 2024, pak orë pasi kishte marrë plagët fatale. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=YCnDqY1U3Mk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.