Lajmet e fundit

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, sot dha dëshminë e tij në Hagë si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Nga afër dëshminë e eprorit të lartë ushtarak e ka përcjellë gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku.
Gjenerali Clark, ndër të tjera kishte deklaruar se rastet e pasluftës ishin krime spontane dhe nuk ishin të urdhëruar nga komandantët e UÇK-së.
Ai përdori edhe një shembull nga një fshat i Drenicës kur NATO-ja kishte vrarë gabimisht disa civilë që kishin shkuar për t'i djegur shtëpitë atje.
Wesley Clark dëshminë e tij do ta vazhdojë edhe nesër.
Ndiqni raportimin e gazetarës Rina Mujku.