Lajmet e fundit

Këngëtarja Shakira, e cila është e martuar me futbollistin e Barcelonës Gerard Pique ka dy fëmijë. Për të qenë nënë e dy fëmijëve kaq të ëmbël, Shakira kishte shprehur dëshirë që në vitin 2012, dhe kjo dëshirë e saja është realizuar plotësisht.
Në profilin e saj në instagram, ajo ka publikuar një fotografi me dy djemtë e saj Milanin dhe Sashan, dhe lumturia në fytyrën e saj është e dukshme.
“Në vitin 2012 në Meiji shrine, kisha shprehur dy dëshira, dhe ato u plotësuan”, shkruan ajo.
Meji Shrine është një vend i shenjtë në Japoni, ku njerëzit luten dhe shprehin dëshirat e tyre.
https://www.instagram.com/p/_rdJbOIjsI/?taken-by=shakira