Lajmet e fundit

Tre persona të dyshimtë, mesnatën e së hënës kanë provuar të hyjnë me forcë në objektin e ”KESCO-KEDS-it në Suharekë
Policia njofton se me ta vërejtur grupin prej tre personave të dyshuar, policët i kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e objektit.
"Është konstatuar se të dyshuarit me vete kishin një kaçavidë të madhe me vete dhe një levë metalike të cilat janë gjetur në duar të tyre duke u munduar ta hapin derën e zyrës"
"Pas arrestimit dhe kontrollit detal janë gjetur edhe një thikë, një llambë me bateri, një maskë e zezë dhe një kapuç i thellë i përhimët. Gjatë verifikimit të identitetit të dyshuarve rezulton se të tre janë nga Llausha e Ulët e Podujevës dhe me dosje të shumta penale"
Pas intervistave në prani të avokatit mbrojtës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve, dy prej tyre janë të mitur.
Sipas policisë, hetuesit po punojnë për zbardhjen e rasteve të tjera që dyshohet të jenë kryer nga ky grup i strukturuar e që besohet se ka mbështetje edhe nga persona tjerë.
Policia thotë se ka siguruar dëshmi dhe video incizime edhe për dy raste tjera, transmeton Klan Kosova.