Lajmet e fundit

Viktimizimi para kamerave që po bënte Zenun Hysaj kishte marrë dhenë.
Historia e tij, e publikuar në një platformë në YouTube, po shikohej shumë; bamirës të shumtë po kërkonin mundësi për t’i ndihmuar 30-vjeçarit, i cili vërtet vuan nga epilepsia, por nevoja për ndihmë nuk ishte e domosdoshme, sepse mbështetej nga familja.
Lule Mekaj, kur kishte parë këtë rrëfim, ia kishte këputur zemrën. Gruaja nga Peja që jeton në Zvicër thotë se u trishtua nga ato që rrëfente Zenuni, duke nisur nga gjendja e tij e vështirë, tek sëmundja e epilepsisë, e deri te kushtet e rënda ekonomike.
Dhe menjëherë pasi përfundoi emisioni, ajo vendosi se duhet t’i ndihmojë këtij të riu.
Ndihma që ajo ia ofroi kaçanikasit përmes telefonit ishte që t’ia siguronte për një vit falas ushqimin dhe barnat.
Por zemërgjerësia e Lules u refuzua; ai nuk donte ushqim e as barna.
Lulja thotë se e pa rrëfimin e tij në rrjetet sociale dhe aty u nxit t’i ofrojë ndihmë.
Por kur kuptoi se ai nuk pranonte asnjë lloj ndihme tjetër përveç parave, ajo u tërhoq.
Për këtë arsye, e bllokoi edhe në rrjetet social.
Por pejanja thotë se vazhdon të jetë e gatshme t’u ndihmojë atyre që kanë nevojë për ushqim apo terapi mjekësore.