Lajmet e fundit
Përzgjedhësi i Gjelave pret që i riu i Manchester Unitedit të vazhdojë të përmirësohet, ndërsa thotë se me paraqitjet e tij ai meriton të luajë për Francën.

Didier Deschamps është i bindur në potencialin e madh të Anthony Martialit dhe thotë se ai meriton të ftohet në kombëtare.
Sumuesi pritet që të paraqitet në përballjet e ardhshme të kombëtares franceze ndaj Armenisë dhe Danimarkës pasi shkëlqeu në përballjet e para të edicionit të ri të Premier Ligës.
“Ai ka potencial. Të gjithë janë të befasuar nga ato që po bënë tek Unitedi, gjë që është e mirë për të dhe për ne. Ai meriton të luajë në kombëtare”, tha 46 vjeçari.
“Është shumë e vështirë të arrish këto nivele, sidomos pas gjithë atyre që janë thënë dhe shkruar për të”.