Lajmet e fundit

Lojtari i Chicago Bulls, Derrick Rose, është akuzuar me pretendimin se e ka përdhunuar ish të dashurën e tij, transmeton Klan Kosova.
Sipas TMZ-së, gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, pretendon se lojtari 26 vjeçar i NBA dhe dy shokët e tij e kanë droguar dhe e kanë përdhunuar në grup.
Ajo dhe Derrik raportohet se kanë qenë të lidhur ndërmjet viteve 2011-2013, deri kur ajo gjatë një nate shkoi në shtëpinë e tij në Beverly Hills dhe “ata i vendosën drogë në pijen e saj me qëllim që ta përdhunojnë”.
Gruaja thotë se ka pritur dy vjet për ta ngritur padinë, sepse ishte “e turpëruar dhe në siklet” nga ajo që i ndodhi dhe ishte e shqetësuar që “familja e saj konservative” do ta merrnin vesh.