Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bën të ditur se deri në ora 13:00 vetëm 26,76 për qind e të gjithë shtetas kanë votuar.
Kur po i afrohemi 7 orëve të hapjes së qendrave të votimit mësohet se shifra nuk i ka kaluar 30 për qind.
Këto janë shifrat që jep KQZ nëpërmjet zëdhënëses, Drilona Hoxhaj. Fieri mban numrin më të ulët të përqindjes së votuesve me rreth 22 për qind. Deri në orën 10:00 të ditës së sotme ka pasur një pjesëmarrje të ulët të zgjedhësve shqiptarë në votime.
Në rang vendi rezulton se kanë votuar vetëm 12,16, për qind e shqiptarëve për zgjedhjet e 25 qershor. Në Elbasan si një ndër qarqet më të mëdha të zgjedhësve kanë votuar vetëm 10,8 për qind. Ndërsa në Berat, Dibër e Lezhë mbi 14%. Në po aq i afrohet dhe Tirana.
Më ulëtat janë Korça dhe Vlora me 9 për qind. Më poshtë shifrat zyrtare të KQZ-së sipas 12 qarqeve, numri i përgjithshëm i votuesve, numri i QV-ve, numri që kanë votuar deri më tani, sipas kolonave.
BERAT 180.682 305 117.557 33.165 28,21%
DIBER 31.313 259 64 33.943 10.275 30,27%
DURRES 337.114 460 85 63.729 14.747 23,14%
ELBASAN 336.969 547 188 147.198 34.052 23,13%
FIER 392.299 591 194 132.306 28.873 21,82%
GJIROKASTER 123.831 235 109 53.014 14.435 27,23%
KORCE 280.473 463 183 110.853 31.736 28,63%
KUKES 81.108 173 65 30.060 9.813 32,64%
LEZHE 1 67.756 263 63 30.008 9.467 31,55%
SHKODER 263.728 421 106 69.867 17.128 24,52%
TIRANE 849.021 1.198 371 258.654 79.810 30,86%
VLORE 308.030 447 244 170.785 38.748 22,69%