Lajmet e fundit

Në pikë kalimin kufitar në Merdare pritjet janë deri në dy orë, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër.
Siç theksohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në hyrje pritja nuk është më shumë se 10 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 5 minuta.
Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 40 minuta ndërsa radha e automjeteve është 100 metra.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.
