Lajmet e fundit

Si fillim duhet që reçipetat t’i puthisni mirë poshtë gjoksit dhe të siguroheni që nuk keni lënë asgjë jashtë. Një palë të mira dhe në masën e duhur të ofrojnë që në atë moment mbështetje.
Më pas duhet që pa vendosur ende rripat mbi supe t’i mbërtheni. Nuk duhen shtrënguar shumë fort, pasi mund të krijojnë shtypje të gjoksit dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme.
Në fund vendosni rripat dhe ngushtojini. Nuk është e nevojshme t’i lini të dy rripat në të njëjtën gjatësi, pasi supet tuaja mund të mos kenë të njëjtën lartësi, shkruan anabel. Gjithashtu mundohuni të mos i shtrëngoni shumë rripat për të ngritur gjoksin, pasi kjo nuk është aspak e shëndetshme.