Lajmet e fundit

Këndet e luleve dhe i librave në kryeqytet ishte tema që u diskutua në Lidhjen Direkte në Orën e Fundit.
Mimoza Sylejmani, arkitekte nga Komuna e Prishtinës, tregoi se ku do të vendosen këto kënde, njofton Klan Kosova.
“Këndi i librave do të vendoset në sheshin Zahir Pajaziti, kurse i luleve në sheshin Skënderbeu”.
Sylejmani ka treguar se deri kur do të jetë i hapur konkursi për ndërtimin e këtyre këndeve.
“Tashmë DEMOS-i zviceran ka hapur një tender, e ne i ftojmë të gjithë kompanitë që të konkurrojnë deri me datën 17”.
Ajo ka thënë se libër-shitësit do të jenë të kënaqur me këndet e tyre.
“Pasi që është parë projekti, nuk kam kontaktuar por në disa emisione që iu kanë kushtuar librit e kam kuptuar që janë shumë të kënaqur që më nuk do i kap bora e shiu”.
Sylejmani tregoi se si do të duken këto këndet e librave.
“Do kenë vend ku të rrinë brenda, dyert janë lëvizëse, xhamat janë transparent”.
Ajo është shprehur se shpreson që projekti do përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.