Lajmet e fundit

Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti ka pritur sot gjatë ditës konsullen e Kanadasë në Zagreb, June Shinagawa.
Takimi ishte në funksion të vënies së kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për kontributin e jashtëzakonshëm të Kanadasë në mbështetje të Kosovës përgjatë dekadave, si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë ndërparlamentar, transmeton Klan Kosova.
Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit,për qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me minoritetet, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit.