Lajmet e fundit

Do duhej të uleshin dhe të hartojnë një listë prej së paku 20 emrash të kandidatëve të mundshëm për president. Unë nuk kam as më të voglin dyshim se në Kosovë jo 20, por edhe 200 kandidatë potencialë mund të gjenden, brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ajo.Sipas Dërgutit, presidenti i vendit duhet të jetë një figurë e pavarur, me integritet dhe profesionalizëm, e cila nuk do të jetë nën ndikimin e shumicës parlamentare.
Nuk na duhet një president i cili është apo e cila është vegël e qeverisë dhe vazhdon ta kryejë detyrën me shkelje të vazhdueshme kushtetuese”, është shprehur ajo.Dërguti ka kritikuar edhe qasjen e opozitës në raport me pushtetin, duke thënë se takimet mes tyre duhet të jenë më të koordinuara dhe se duhet të merret parasysh qëndrimi i një pjese të madhe të elektoratit.