Paris Saint Germain e nisi furishëm kampionatin francez, duke triumfuar binsdhëm në udhëtim te Le Havre, 4-1.
Vetëm një ditë më vonë, me goleadë fitoi edhe rivali i përbetuar i parisienëve, Olimpique Marseille, të cilët si mysafirë të Brestit, shkëlqyen me rezultat 5-1, raporton Klankosova.tv
Nga dy gola për marsejezët realizuan Mason Greenwood dhe Luis Henrique, kurse të pestin e shënoi Elye Wahi.
Pas largimit të Kylian Mbappe, nga kampioni francez te ai i Spanjës, pritet që në edicionin 2024/25, i cili nisi këtë të premte, të ketë më shumë rivalitet në Ligue1 dhe pikërisht Marseille mund të jetë një nga konkuruesit krysor për titull me PSG-në, njofton Klankosova.tv.
Në javën e ardhshme të dy këta rivalë, zhvillojnë ndeshjet para tifozëve të tyre. PSG e pret Montepellierin, kurse Marseille është nikoqire e Reims.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.