Lajmet e fundit

Manchester United dhe Arsenal kanë brazuar 1:1 në Old Trafford.
Djajtë e Kuq dominuan në pjesën e parë ku patën edhe disa mundësi shënimi, por portieri Petr Cech ishte në një ditë mjaft të mirë.
Gardiani çek gjithsesi nuk mundi të evitonte golin e Juan Mata, i cili e kishte mjaft të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë pas një pasimi nga e djathta.
Topçinjtë reagojnë mjaft mirë dhe gjejnë golin e barazimit në minutën e 89-të me francezin Olivier Giroud. Arsenali mban vendin e tretë me 25 pikë, ndërkohë që United është në kuotën e 19 pikëve.
https://www.dailymotion.com/video/x52oo17_1-0-juan-mata-goal-19-11-2016-hd_sport