Lajmet e fundit

Qëllimi i konferencës së ardhshme rajonale në Berlin për Ballkanin Perëndimor është të “varrosë” planin për këmbimin e territoreve, shkruan gazeta vjeneze “Standard”, duke shtuar se kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel synon të propozojë një status të posaçëm për veriun e Kosovës.
“Kancelarja ka ndërmend të propozojë që veriu i Kosovës të marrë një status të posaçëm – kjo bazohet gjithashtu në idenë e asociacionit të komunave serbe, formimi i të cilës u ra dakord në marrëveshjen e Brukselit më 2013, por kjo nuk është zbatuar deri tani”, përcjellë Klan Kosova.
Konferenca e ardhshme rajonale në Berlin mbahet më 29 Prill.