Lajmet e fundit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka shkruar për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi i cili është duke vazhduar trajtimin në mjekimin intensiv qendror në QKUK, njofton Klan Kosova.
Ajo përmes rrjetit social Facebook është lutur që Rexhepi sa më shpejt të shërohet.
"U sfidove shumë herë në jetë por ja dole me sukses. Lutemi ta kalosh edhe këtë sfidë që po përballesh sot! Zoti qoftë me ty Miku ynë", ka shkruar Musliu në Facebook.