Lajmet e fundit

Drejtoresha për Kulturë në komunën e Prishtinës Saranda Bogujevci si dhe drejtuesja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Fitore Pacolli-Dalipi, kanë pritur sot në takim deputeten e Partisë Laburiste në Parlamentin Evropian, Julie Ward.
Zyra për media e komunës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti bën të ditur se në këtë takim është diskutuar mbi mundësitë që të sigurohen donacione nga PE-ja dhe institucionet tjera për financimin e projekteve kulturore.
Me këtë rast, Bogujevci, shprehi interesimin edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes qyteteve të Prishtinës dhe Manchesterit, prej nga vjen edhe Ward.
Kjo e fundit theksoi se institucionet e qytetit të Manchesterit si dhe organizatat rinore në këtë qytet mund ta shkëmbejnë eksperiencën e tyre me komunns e Prishtinës, për çka edhe mori obligim që të angazhohet personalisht, transmeton Klan Kosova.