Lajmet e fundit

Deputeti më i ri i Kuvendit Eduart Ndocaj në deklaratën e tij të parë pas betimit tha se emocionet ishin të mëdha, ashtu si dita e parë e shkollës.
Gjatë deklaratës së tij, Ndocaj tha se nga qielli kishte ardhur, pasi kishte udhëtuar me avion. Kjo deklaratë u bë pasi gazetarët e pyetën për thënien e Nard Ndokës së “PDK-së po i bien deputetë nga qielli”.
“Dita e parë është interesante si dita e parë e shkollës, po e kaloj më së miri. Patjetër që është emocionuese.
Kjo është hera e parë që dikush nga emigracioni bëhet pjesë e parlamentit. Është e vërtetë se rashë nga qielli, sepse unë me avion erdha. Zoti Ndoka është kryetar unë jam nënkryetar”, tha Ndocaj gjatë deklaratës jashtë sallës së Kuvendit./Syri