Lajmet e fundit

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta, ka dhënë dorëheqjen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimin e tij e ka arsyetuar me një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama.
Ndaj këtij të fundit, Kosta shkruan gjithë mllef dhe e akuzon se po drejton Qeverinë më të paaftë, kurse socialistët e ndershëm i ka hequr nga puna.
Deputeti shkruan se ka paguar para për Partinë Socialiste, duke shtuar se kryeministri është treguar mosmirënjohës për kontributin e tij. Ai e nis letrën me një mesazh që kryeministri i ka dërguar, ku interesohej për shëndetin e deputetit, ndërsa e pyet përse gjithë ky interesim pas tre vjetësh refuzimesh, shkruan Shekulli.