Lajmet e fundit

Deputeti i Parlamentit të Iranit Abolfazl Abutorabi, ka kërcënuar Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Abutorabi ka thënë se Irani do ta sulmojë Shtëpinë e Bardhë.
Ky kërcënim vjen pas eliminimit të Gjeneralit Qaseem Solimani.
"Ne mund të sulmojmë vetë Shtëpinë e Bardhë, ne mund t'u përgjigjemi atyre në tokën amerikane. Ne kemi fuqinë, dhe me vullnetin e Zotit ne do t'i përgjigjemi në një kohë të përshtatshme,"- ka thënë Abutorabi.
Gjenerali iranian Qaseem Solimani, është vrarë pas një sulmi me dron nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump.