30.08.2019 · përditësuar para 2528 dite1 min lexim
Deputeti gjerman i Bundestag-ut dhe raportuesi special i koalicionit qeverisës për Ballkanin, Peter Beyer, do ta vizitojë Beogradin në fillim të javës që vjen.
Peter Beyer do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ministrin për Integrim Europian, ministrin për Punë të Brendshme dhe drejtorin e Zyrës për të ashtuquajturën “Kosovë dhe Metohi”, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Tanjug në fund thekson se temat që pritet të diskutohen gjatë këtyre takimeve ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.