Lajmet e fundit

Deputetët e opozitës e bllokuan prapë foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Por, megjithë veprimin e tyre ata u lejuan që të flasin nga mikrofoni i kryetarit të Kuvendit.
Ky veprim nuk i pengoi aspak Kadri Veselit, por ai u zemërua kur momente më pas, deputeti Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendojse, Glauk Konjufca tentoi që të pengojë fjalën e kolegëve të tij të mazhorancës.
Ndryshe nga sot opozitarët kishin vepruar ditë më parë, kur seancën e udhëhiqte nënkryetari Sabri Hamiti.
Atëbotë ata jo vetëm që i morën mikrofonin, por edhe i zunë karrigen duke e lënë në këmbë akademikun.
Aspak më mirë nuk ishin sjellë as me Jakup Krasniqin, kur ai ishte në krye të Kuvendit të Kosovës.
Kjo ishte edhe hera e parë që Vetëvendosja pati bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte zgjatur si në rastin e tashëm.
Të enjten deputetët thanë se nuk do të ndalen derisa Isa Mustafa të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet e 25 gushtit.
Kadri Veseli nga ana e tij u zotua që të mos e përdorë sigurimin.
Kronikë e Kosovë Gjocit.