Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete të Kosovës kanë uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë dhe Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së bronztë.
Ato kanë thënë se Kelmendi e Gjakova janë krenaria e Kosovës, model që duhet ndjekur nga të rejat dhe të rinjtë se si me punë dhe përkushtim arrihen suksese që i ka lakmi bota.
“Urime, Majlinda Kelmendi, medalja e artë!Urime, Nora Gjakova, medalja e bronztë!
Urime dhe respekt për trajnerin, Driton Kuka!”, thuhet në urimin e tyre, transmeton Klan Kosova.