Lajmet e fundit

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë zhvilluar takim me anëtarë të Kuvendit të Kosovës, saktësisht me anëtarët e komisionit që ndër tjera bënë edhe mbikëqyrjen e Agjencisë Antikorrupsion.
Parlamentarët prezantuan punën e komisionit dhe theksuan rëndësinë e luftës së vazhdueshme kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.
Me nxënësit bashkëbiseduan Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu, drejtoresha e Departamentit për Arsim Arbërie Nagavci, dhe anëtarët e komisionit Agim Aliu, Armend Zemaj dhe Nezir Çoçaj.
Aktiviteti që është ndërmarrë në partneritet me komunën e Prishtinës, kishte për qëllim vetëdijesimin e nxënësve të shkollave të mesme për edukimin kundër korrupsionit./Klan Kosova.