Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë plenare ku do të diskutohet për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.
Në seancën e cila nis në orën 15:00 do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili ka propozuar që diskutimi për këtë çështje të mbahet sot njofton Klan Kosova.
Ky vendim është marrë në seancën e djeshme të Kuvendit, me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
Lekaj në arsyetimin e tij ka thënë se ky diskutim duhet të bëhet ose sot ose sa më shpejt që është e mundur, pasi Kuvendi është gati të përfundojë këtë sesion vjeshtor dhe kjo çështje do të mbetet e padiskutuar.