Lajmet e fundit

Tanimë janë shpërndarë deputetët nga Kuvendi i Republikë së Kosovës, përveç disa nga deputetët e PDK-së bashkë me shefin e partisë së tyre, Hashim Thaçi, raporton gazetari i Klan Kosovës, Shkodran Gajraku.
Për media ka folur lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj, i cili ka aluduar që kjo seancë është shtyrë për mungesë të votave. Ai gjithashtu ka theksuar se themelimi i Gjykatës Speciale do të ishte më keq se mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, i ka ftuar deputetët të mos e votojnë themelimin e kësaj Gjykate.