Lajmet e fundit

Parlamenti i kurdëve në Irak, ka votuar pro mbajtjes të një referendumi i cili është kundërshtuar nga mbarë bota.
Qeveria Regjionale Kurde, që mbajti takimin e parë në dy vjetët e fundit, ka vendosur që referendumi për pavarësi të mbahet më 25 shtator.
Ndërkaq Qeveria Qendrore në Irak ka kundërshtuar mbajtjen e këtij referendum duk e cilësuar si anti-kushtetues.
Irani, Turqia dhe SHBA-të gjithashtu e kundërshtojnë këtë votim.
Ndërkohë qeveria irakiane ka autorizuar kryeministrin që të marrë të gjitha masat në mënyrë që të ruaj unitetin kombëtar.