Lajmet e fundit

Bordi i Grupit të Grave Deputete u pritën sot nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.
Fillimisht kryetarja e këtij bordi , Blerta Deliu Kodra, njoftoi kryetarin për punën e tyre , si grup gjithëpërfshirës, i cili do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e rolit të gruas.
Ajo përmendi edhe nevojën për përkrahje nga Kuvendi në projektet e këtij grupi, por edhe në sigurimin e stafit të përhershëm mbështetës.
Kryetari Kadri Veseli, uroi Blerta Deliu Kodrën për zgjedhjen e saj në krye të GGD-së duke thënë se do ta përkrah çdo iniciativë për përmirësimin e pozitës së gruas
Ndërkaq, deputetja Time Kadriaj, theksoi rëndësinë që me ligj dhe Rregullore të Kuvendit të sigurohet përkrahje për GGD-në, ndërsa Shukrie Bytyqi tha se edhe në administratën e Kuvendit duhet të respektohet barazia gjinore, transmeton Klan Kosova.