Lajmet e fundit

Sot në orën 11:00 pritet të fillojë përpjekja e dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar që brenda 30 ditëve nga mbajtja e seancës së parë, Kuvendi duhet të konstituohet.
Nga vendi i ngjarjes, gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, raporton se deputetët ende nuk kanë arritur në Kuvend.
Ajo thekson se në oborrin e parlamentit ka shumë vetura, por mungojnë deputetët, transmeton Klankosova.tv.
“Tek parlamenti i Kosovës, në oborr ka shumë vetura, por deputetët ende nuk po shihen. Ata zakonisht vijnë, parkojnë veturat, pastaj shkojnë për kafe në këmbë në shesh derisa të filloj seanca në ora 11:00", tha gazetarja Tërshani.