Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook së bashku me deputetët e tjerë të këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu, Shqipe Pantina, Mytaher Haskuka, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Ismajl Kurteshi, Salih Salihu dhe Puhie Demaku, duke treguar se ata janë të gatshëm për protestën e nesërme kundër marrëveshjes për Demarkacion.
Protesta e organizuar nga Vetëvendosje për 1 shtator do të mbahet pikërisht në të njëjtën ditë kur në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit, marrëveshje e cila është kundërshtuar nga opozita që nga viti i kaluar.