Lajmet e fundit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, njoftohet se tani kanë shkuar në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, të njëjtën sallë ku më parë janë mbajtur seancat e ndërprera nga gazi,njofton Klan Kosova.
Ndër të tjera njoftohet se pas pak pritet që në atë sallë të shkojnë edhe deputetet e LDK-së.
Opozita nuk është duke u lejuar të futet në sallën plenare të Kuvendit, madje kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është konfrontuar me sigurimin për ta kaluar kordonin që të hyjë brenda në sallë.