Lajmet e fundit

Deputetët e arrestuar të opozitës Donika Kada- Bujupi , Besa Baftiu , Pal Lekaj dhe Albulena Haxhiu do të lejohen që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të zgjidhet presidenti i vendit.
"Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka pranuar kërkesë nga deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës 1.Donika Kada- Bujupi ,2.Besa Baftiu , 3.Pal Lekaj dhe 4. Albulena Haxhiu ,të cilët janë nën masa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë për lejimin e tyre që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të paraparë të mbahet me datë 26.02.2016"
"Gjykata ka aprovuar kërkesën e këtyre të pandehurve – deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka lejuar që të njëjtit sot të marrin pjesë në këtë seancë . Policia e Republikës së Kosovës sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë do të kujdeset për përcjelljen e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për kohën sa këta deputet qëndrojnë brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk do të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë ,kështu që të njëjtit janë absolutisht të lirë në shprehjen e mendimeve dhe veprimeve të tyre brenda fushëveprimit të deputetit" thuhet në një njoftim për media të kësaj gjykate, transmeton Klan Kosova .