Lajmet e fundit

Deputetët e Listës Serbe kanë nisur të mblidhen në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Klan Kosova ka raportuar edhe më herët se koalicioni qeveritar ka pasë telashe me kuorumin pasi Lista Serbe nuk ka pranuar ose ka kushtëzuar që të votojë këtë ekip negociator.
Në seancën e paradites, kur erdhi koha e votimit të Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, Lista Serbe u largua nga salla duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm (60 vota).