Lajmet e fundit

Deputetët e Listës Serbe po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, pas bojkotit afro gjashtëmujor.
Kthimin e kësaj liste në ulëset e parlamentit e bëri të ditur ditë më parë shefi i Listës Serbe Slavko Simiq i cili tha se po kthehen që "të përfitojnë nga të gjitha mundësitë për të parandaluar formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Prishtinës të mohojë justifikime për dështimin e formimit të Asociacionit të Komunave serbe".
Në mesin e gjashtëmbëdhjetë pikave që po diskutohen në seancën e sotme parlamentare është edhe ajo e ratifikimit të Marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga komuniteti serb, si dhe votimi i projekt-rezolutës në lidhje me arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova