Lajmet e fundit

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka bërë të ditur se ai dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së janë takuar me drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.
Beqiri përmes një postimi në Facebook ka treguar se në këtë takim, ata kanë paraqitur qëndrimet e LDK-së për zhvillimet aktuale politike në vend, njofton Klan Kosova.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së për zgjedhje të reja në vend.
Statusi i tij i plotë:
Sonte takuam në Rezidencën e Ambasadorit amerikan, Mathew Palmer, u.d. i Zv.Ndihmës Sekretarit të shtetit amerikan.
Paraqitëm qëndrimet e LDK-së për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë. Sfidat që po kalojmë dhe nevojën që sa më parë të kemi zgjedhje të reja dhe me votën qytetare një Parlament të ri dhe Qeveri të re të udhëhequr nga LDK-ja.
Falenderuam atë dhe SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme në synimet tona euro-atlantike.