08.02.2018 · përditësuar para 3097 dite1 min lexim
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e sotme parlamentare, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi nuk ka pasur kuorum për t’u votuar një mocion i tyre për ministrin e arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Në seancë nuk ka pasur vota të mjaftueshme për t’u votuar, apo rrëzuaër ky mocion dhe kryesuesi i seancën, Xhavit Haliti, ka vendosur që seanca duhet të vazhdojë, vendim me të cilin nuk janë pajtuar deputetët e LDK-së dhe kanë lëshuar sallën.
Klani ka raportuar më herët se Grupi Parlamentar i LDK-së po provon që të mbledhë nënshkrime për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, për faljen e borxheve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.