Lajmet e fundit

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet të fillojë seanca për zgjedhjen e presidentit.
Asnjë nga deputetët e LDK-së nuk u ndal për t'u prononcuar për media në hollin e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se mbrëmë mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së – Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj – e pamundësoi kalimin e raundit të parë të zgjedhjes së presidentit.