Lajmet e fundit

Në një kafene të vogël pranë Kuvendit të Kosovës, vetëm nga ora katër kur edhe ka filluar seanca për Demarkacionin, janë shërbyer 50 kafe për deputetët e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Përafërsisht rreth 50-të prej orës katër”, tha Hamza, kamarieri i cili u pa gjatë tërë ditës duke hyrë e dalë nga kjo kafene me tabak në dorë.
“Deri tani, ende janë duke porositur”.
Megjithatë, kafe ndoshta nuk ka pirë vetë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një momet gjatë seancës u zu nga kamerat duke u kotur.
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1912398412138677/