Lajmet e fundit

Deputetët e Grupit 6+ kanë kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.
Në kërkesën e tyre thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.
Ditë më parë Dedaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook Serbinë dhe Turqinë i quajti “shtriga të Ballkanit”
“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
