Lajmet e fundit

Johnny Depp dhe gruaja e tij, Amber Heard janë akuzuar se e kanë thyer ligjin.
Kjo sepse ata nuk i kanë deklaruar dy qentë e tyre Boo dhe Pistol kur kanë udhëtuar për në Australi me avion privat muajin e kaluar.
Ligji Australian është i rreptë kur bie fjala në importimin e kafshëve, sepse ata dëshirojnë që ti parandalojnë infeksionet dhe sëmundjet e kafshëve.
Ministri i bujqësisë Barnaby Joyce, i ka dhënë ultimatum Depp për ti larguar qentë.
“Ai i ka 50 orë kohë që ti largojë qentë, ose ata do të vriten”, u shpreh Joyce.
Për këtë rast është hapur edhe një peticion online me thirrjen ndaj ministrit që këto kafshë të mos vriten.
Por Joyce është përgjigjur ndaj këtyre thirrje se ligji australian nuk duhet të jetë selektiv, dhe nuk bënë përjashtim as për Depp që është zgjedhur dyherë si mashkulli më seksi.