26.05.2015 · përditësuar para 4086 dite1 min lexim
Johnny Depp mund të dënohet me 10 vite burg, pasi ka futur qentë e tij në Australi në mënyrë ilegale.
Deep, i cili aktualisht është duke xhiruar "Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales", ka futur qentë e tij në territorin e Australisë pa i deklaruar duke thyer kështu ligjet shtetërore.
Aktori mund të dënohet me 10 vite burg ose të paguajë një gjobë prej 340 mijë dollarësh, ndërsa autoritetet e kanë cilësuar si një rast shumë serioz.
Ditën e hënë, Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij, Amber Heard, janë fotografuar teksa kanë mbërritur në Amerikë me avionin e tyre privat, transmeton Klan Kosova.
Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga aktori i njohur për këtë incident.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.