Lajmet e fundit

Aktori hollivudian, Johnny Depp, shpreson që martesa e tij 15 muajshe me Amber Heard do të përfundojë shpejtë.
Gruaja e 52 vjeçarit i kishte nënshkruar dokumentet e divorcit të hënën duke thënë se ata kanë dallime shumë të mëdha e kjo gjë ndodhi vetëm tri ditë pas vdekjes së nënës së saj.
“Duke pasur parasysh kohën e shkurtër sa ka zgjatur kjo martesë dhe humbjen tragjike të nënës së saj, Johnny nuk do të përgjigjet me ndonjë histori false, thashetheme, dezinformata dhe gënjeshtra për jetën e tij personale”.
“Shpresojmë që divorci të kryhet shumë shpejtë”, shkruhet në deklaratën e përfaqësuesit të aktorit.